Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran

RRIPI GAZA, GAZA - 07 TETOR: Tymi dhe flaka ngrihen pasi forcat ajrore izraelite shënjestruan një qendër tregtare në Rripin e Gazës, Gaza më 07 tetor 2023. (Foto nga Ashraf Amra/Agjencia Anadolu përmes Getty Images)

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.

Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika