Një person humb jetën në vetaksident me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e së diekës në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Policisë së Kosovë personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor

Foto ilsutrim

Një person ka ndërruar jetë të dielën pas një vetaksidenti me motor në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në drejtimin Prizren Jug – Vermicë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë, i cili ka bërë të ditur se mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë, gjatë periudhës se këtij viti,  nga 70 persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, 39 apo rreth 55%, kanë qenë shofer, përderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente.

“Andaj, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti nga drejtuesit ( të të gjitha mjeteve) që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”, thuhet nga ana e Policisë.

Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, siç thuhet, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika