Tahiri për shujtat e FSK-së: E papranueshme, ushtria s’duhet të neglizhohet nga paaftësia e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për situatën e papranueshme të shërbimit të ushqimit në FSK, duke theksuar se ushtria nuk duhet të neglizhohet dhe se është koha për një qeveri të re që do t’i adresojë këto probleme

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ndërkohë që kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun nga ushtria serbe, FSK-ja po përballet me probleme të shërbimit të ushqimit.

Tahiri e cilësoi këtë gjendje si të papranueshme dhe të dëmshme, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është simbol i krenarisë për çdo qytetar.

“Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj”, ka theksuar ai.

Ai deklaroi se FSK-ja nuk duhet të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale.

“Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese, por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie,” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai theksoi se vetëm disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat, sipas tij, do të mundësojnë rikthimin e një qeverie të udhëhequr nga Bedri Hamza, e cila do të merret me sanimin e dëmeve dhe pasojave të shkaktuara deri tani.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika