A ndikuan pozitat në përzgjedhjen e personave për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës?

Dukagjini ka siguruar listën e përfituesve për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës. Si përfitues ka edhe asamblist, familjarë të tyre, dhe të lidhur me Kuvendin Komunal. Televizioni ka kontaktuar me ta dhe jo të gjithë qenë të gatshëm të japin informata, kurse nga Komuna e Mitrovicës Veriore thonë se nuk kanë mundur të ndikojnë meqë nuk kanë qenë të përfshirë në proces. Në nivelin qendror në MAPL, nuk kanë informata nëse kanë përfituar direkt asamblistët, por për familjarë të tyre nuk e përjashtojnë si mundësi

Sikur kjo shtëpi pritët të ndërtohen edhe qindra të tjera në veri të Kosovës.

Megjithëkëtë, një thirrje që ishte nisur në pjesën e parë të vitit, tashmë janë zgjedhur përfituesit dhe listën e ka siguruar Dukagjini.

Në mesin e 100 personave që do t’u ndërtohen shtëpitë në katër komunat veriore janë edhe disa persona të cilët kanë pozita në legjislativin e Mitrovicës Veriore, ose janë familjarë të tyre.

Në listën e përfituesve është Lumni Xhaka, që është asamblist nga LDK në këtë komunë.

Nëse Xhaka ka të drejtë të jetë përfitues, televizioni analizoi kriteret e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të aplikuar.

Në një përgjigje të kthyer këtë të mërkurë nga MAPL, një ndër kriteret është që aplikuesi të mos këtë shtëpi ose objekt banimi, shtëpia ose objekti aktual i banimit të mos i plotësoi kushtet për banim.

Megjithatë i njëjti, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka një shtëpi që e ka cilësuar si trashëgimi në vlerë 28 mijë euro, dhe dy parcela trualli.

Televizioni e ka kontaktuar Xhakën, megjithatë tha se për këtë nuk mund të flas përmes telefonit, por është i gatshëm në ditët në vazhdim të jap sqarime.

Përfitues në këtë listë është edhe Kenan Alushi, që është djali i asamblistit Gzim Alushi në Mitrovicë Veriore.

Ky i fundit gjithashtu në deklarimin e pasurisë ka një shtëpi ani pse në emër të tij, dhe jo të djalit.

Kur u kontaktua nga televizioni, dhe në momentin që kuptoi që është thirrur për këtë çështje tha që është në një takim dhe nuk dha kohë se kur mund të sqarojë këtë çështje.

Në listën e përfituesve është edhe Menduh Ahmeti, që është babai i Edis Ahmetit, asistent i kryesuesit të Kuvendit Komunal të M.V, Nexhat Ugljanin.

Me të televizioni bisedoi në telefon, dhe ai tha se kanë përmbushur kriteret pasi që shtëpia ku banojnë është pronë e shtetit dhe jo e tyre, dhe aplikimi është bërë në emër të babait të tij.

Kurse pse në listën e përfituesve gjendet numri i telefonit të tij tha që prindi nuk posedon telefon.

Për këtë Nexhat Ugljanin tha që është proces që nuk mund të ndikoj pasi i gjithi kontrollohet nga MAPL.

“Unë si kryesues nuk jam implikuar , në procesin e ndërtimit të shtëpijave pasi që ne jemi legjislativ edhe po më dokët më mirë që s’jemi, në qatë process igurisht që do thojnë që jemi edhe ndashta që kemi pas ndikim, po që unë si kryesues nuk kam pas ndikim”, ka theksuar Nexhat Ugljanin, Kryesues i Kuvendit në M.Veriore.

Procesi po mirëpritët nga qytetarët dhe aq sa ka parë po shkon mirë, thotë kryetari i Mitrovicës Veriore Erden Atiq, sipas të cilit i gjithë procesi po udhëhiqet nga MAPL.

Veçse as ai nuk ka informacione nëse dikush që punon në komunën e tij ka fituar shtëpi.

“Sa i përket komunës së veriut të Mitrovicës jo.

-Nuk ka dikush që punon në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe që ka marrë shtëpi. Jo”, ka deklauar Atiq.

Lidhur me këtë çështje zv.ministri i MAPL-së Arbër Vokrri, tha që nuk ka informacione se kanë përfituar direkt asamblist, kurse për familjarë të tyre nuk e përjashtoi mundësinë.

“Nuk kam ndonjë informatë që dikush nga asamblistët, është përfitues i drejtpërdrejtë, nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë dikush nga familjarët, e zyrtarëve të veriut, qofshin asamblist qofshin të punësuar, stafin politik ose civil”, ka shtuar Vokrri.

I njëjti tha se për secilën ankesë  do të shqyrtohet dhe çdo lidhje qoftë direkte apo indirekte me familjarët e tyre dhe nëse ka bazë, do të hetohen.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika