Guxo tubon struktura dhe mbështetës – Peci garanton mandatin e dytë qeverisës

Partia Guxo, nën drejtimin e kryetarit Faton Peci, ka mbajtur një tubim për të riafirmuar angazhimin për bashkëpunim dhe për një mandat të dytë qeverisës

Partia Guxo ka mbajtur tubim me struktura dhe mbështetës të saj.

Kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe ministër i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se janë mbledhur për të garantuar bashkëpunim të sinqertë sërish, si dhe mandatin e dytë qeverisës për vendin.

Ai ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë prapë bashkë për të luftuar rreziqet e ardhshme te Kosovës.

Peci ka shtuar se kjo “qeverisje transparente nuk abuzon me asnjë cent të vetëm e nuk e shkel besën e dhënë ndaj qytetarëve”.

“Jemi këtu për të dëshmuar vullnetin e çeliktë për Kosovën. Për të ofruar garancinë e bashkëpunimit të sinqertë si dhe mandatin e dytë të sigurtw të qeverisjes për vendin. Jemi bashkë për të rikonfirmuar se s’ka sfidë qw na zbrazë”.

Ministri i ka përshëndetur edhe “ata që dalin në televizione çdo natë”, të cilët sipas tij, po hyjnë në vitin e katërt të mohimit të ekzistencës së partisë, “e rrjedhimisht edhe juve” iu është drejtuar ai simpatizantëve të partisë.

“Qeverisje transparente që nuk abuzon me asnjë cent të vetëm që nuk e shkel besën e dhënë ndaj qytetarëve”, ka thënë Peci./EO

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika