Kurti në takim me Doughtyn e Peachin: Marrëdhëniet e mira fqinjësore, çelësi i integrimit rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar gjatë takimit me ministrin Doughty në prag të Samitit të Procesit të Berlinit

Kryeministri Kurti takoi ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty - 14 tetor 2024.

Në Berlin, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty bashkë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.

Po ashtu, në njoftim thuhet se të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.

Në 10-vjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri ka theksuar që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal.

Ai e ka falënderuar ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika