Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.
Kurti teksa ka publikuar foto nga pritja e kancelarit gjerman në Berlin, ka theksuar se pret me padurim diskutimet dhe rezultatet.
“Ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses. Për një dekadë, ajo ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Po ashtu, siç raporton RTK, kancelari gjerman ka pritur edhe kryeministrin Edi Rama.
Në takimin e së hënës në kuadër të Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kurti, është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe deklaratave në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit nuk kanë gjetur zbatim ende.
Mes tyre është edhe marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.