Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për çështjen e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I ftuar në emisionin “FIVE”, Molliqaj tha se përpjekja e Qeverisë Kurti është që të kontrollojë këdo që mundet.
“Bëhet fjalë për një luftë të qartë mes qeverisë dhe kompanisë që ka furnizu me ushqim ushtrinë e Kosovës, nuk e di nëse kompania i ka përmbush obligimet e saj ose jo… Pavarësisht kësaj përpjekja e Qeverisë së Kosovës, është përpjekje për të kontrollu-disiplinu këdo që mundet, mundësisht edhe te qytetari i saj,” tha Molliqaj.
Molliqaj thotë se Kurti nuk mbështet ata që nuk përkrahin atë.
“Besoj që është edhe një betejë e radhës me një kategori tjetër, siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe Kurti e ka sinjalin e qartë që kushdo që nuk është në linjën e subërdonimin apsolut ndaj tij, nuk mer mbështetje as zgjidhje.”