Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Albin Kurti ka takuar zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajani.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se kanë pasur një diskutim për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e lidhjeve ekonomike Kosovë-Itali.
“Ishte kënaqësi të takova zëvendëskryeministrin italian dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit. Ne patëm një diskutim të mirë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Italia luan një rol qendror në BE dhe NATO dhe është një aleat kyç për Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Kurti.