Një person i cili ishte aksidentuar para dy muajsh në Drenas, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, burri ishte aksidentuar më 16 gusht në mbrëmje.
Ndërsa, sipas raportit të Policisë, ai ka vdekur të hënën.
Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Në raportin policor 24-orësh të 17 gushtit, Policia kur kishte raportuar për rastin, se bëhet fjalë për një këmbësor që është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit të asaj dite, vetura që kishte goditur këmbësorin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.