Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Sipas raportit 24-orësh, një rast ka ndodhur në Istog, ku një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse sa ishte në fushë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Istog / 14.10.2024 – 13:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Pejë
“Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së