Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap para për të gjithë rajonin

Shqipëria ka nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky progres i procesit për integrim, shënon edhe një hap përpara për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të negociatave.

Fillimi i negociatave u bë i ditur në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg, ku kryeministri Edi Rama ka përfaqësuar vendin.

Kapitulli i parë i hapur përqendrohet në sundimin e ligjit dhe përfshin pesë grupe kapitujsh që trajtojnë çështje si gjyqësori, drejtësia, funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës.

Në fjalimin e tij, Rama ka theksuar rëndësinë e këtij momenti në kontekstin e sfidave aktuale dhe krizave që po përballet rajoni.

Ai e ka lidhur procesin e integrimit me situatën globale, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin me agresionin në Ukrainë ka sjellë një ndjesi zgjimi për vendet e Ballkanit.

“Faleminderit Varhelyi që na ka mbështetur për pesë vjet të gjata dhe sfiduese dhe jo fort të lehta, qëndroj këtu, është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë për të punuar së bashku, është e vërtetë në këto kohëra sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për tu bërë më pranë dhe qëndruar të gjithë së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Vladimir Putin, pra që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë, shërbeu si një zile zgjimi”, ka deklaruar Rama.

Rama ka theksuar se është e padrejtë që vendet kandidate të përballen me vonesa dhe komplikime në procesin e integrimit, duke iu referuar refuzimit të rekomandimit të Komisionit Evropian.

“Çdo sukses i arritur në procesin e integrimit të Shqipërisë është një hap përpara për të gjithë rajonin”, ka shtuar Rama, raporton Dukagjini.

Ai ka shprehur besimin se tashmë rruga është e hapur për negociata thelbësore, duke nënkuptuar se tani do të negociohen kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Oliver Varhelyi, komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, e ka konfirmuar këtë duke deklaruar se “rruga është e hapur për negociata thelbësore”.

“Rruga është e hapur për negociata thelbësore. Do të thotë se tani do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që po ndodh sot”, ka deklaruar Varhelyi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika