Publikohen mesazhet e Kusari-Lilës ku e quan Simiqin “vëlla”, koordinohen për takim me Kurtin

Një sërë mesazhesh të siguruara nga Paparaci dyshohet se tregojnë koordinim mes shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, lidhur me projektligjet në Kuvendin e Kosovës

Paparaci ka publikuar disa mesazhe të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Siç pretendohet, Kusari-Lila ka pasur koordinime me Simiqin, për projektligje të ndryshme në Kuvendin e Kosovës, nga shkurt deri në maj të vitit 2022.

Një ndër këto projektligje ishte ai për pagën minimale.

Në mesazhet e publikuara nga Paparaci, shihet se Kusari-Lila dhe Simiq kishin diskutuar edhe për një takim me kryeministrin Albin Kurti, me qëllim të krijimit të aleancave për agjendën legjislative të mazhorancës.

Për këtë, Kusari-Lila kishte krijuar “raporte miqësore” me Simiqin dhe komunikonte me të përmes WhatsApp-it, duke bashkërenduar veprimet me Listën Serbe për miratimin e ligjeve në Kuvend.

Në një nga bisedat e tyre të para, më 29 janar 2022, Kusari-Lila pranoi një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë për një vizitë në resortin turistik të Millan Radoiçiqit, përtej kufirit me Kosovën.

Biseda e parë

Sllavko Simiq: Ja një përshëndetje nga Kopaoniku (qesh)

Sllavko Simiq: Pra, të jemi shëndosh, dhe ti të vjen këtu në mal

Mimoza Kusari-Lila: Shefja e grupit parlamentar të VV-së në Kopaonik (qesh)

Sllavko Simiq: E pse jo

Mimoza Kusari-Lila: Më herët kam shkuar në Mavrovë

(E pse jo)

Mimoza Kusari-Lila: Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në Veri (qesh)

Sllavko Simiq: Bën, Mbaj mend çfarë ke thënë

Mimoza Kusari-Lila: Çfarë kam thënë?!

Mimoza Kusari-Lila: Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë

Mimi: Po natyrisht

Sllavko Simiq: Po

Sllavko Simiq: U morëm vesh

Biseda e dytë

Mimoza Kusari-Lila: Hajde jam në zyre

(8. shkurt 2022)

Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?

Mimoza Kusari-Lila: Vazhdimi është nesër në orën 11:00

Sllavko Simiq: Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetë

Mimoza Kusari-Lila: (habitet) Si bre 12 deputetë përsëri me koronë

Mimoza Kusari-Lila: A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti ?

Mimoza Kusari-Lila: Më fal, Fadilin dhe Bajramin?

Sllavko Simiq: Të gjithë për Zotin (qesh)

Mimoza Kusari-Lila: Atëherë, shpresoj që do ta kaloni lehtë këtë virus

(nuk u realizua thirrja në orën 12:47)

Biseda e tretë

(18 prill 2022)

Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre

Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij

Sllavko Simiq: A bën?

Mimoza Kusari-Lila: Bën

(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)

Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.

Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.

Sllavko Simiq: Në rregull

Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri

Sllavko Simiq: Në rregull

Biseda e katërt

Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,

Sllavko Simiq; Përshëndetje

Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot

Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?

Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë

Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022

Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale

Sllavko Simiq: Kur

Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet

(Sllavko Simiq: Kur)

Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla

Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00

Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës

Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro

Sllavko Simiq: OK të lajmëroj

Shija e redaktorit

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Të fundit nga rubrika