Arrestohet shtetasi sirian për vrasjen e një irakiani në vitin 2022 në Prizren

Shtetasi sirian M.A. është arrestuar këtë të martë në Pejë, i dyshuar për vrasjen e rëndë të kryer në vitin 2022 në Vërmicë të Prizrenit

Ilustrim

Shtetasi sirian M.A., i dyshuar për një vrasje të rëndë të ndodhur në vitin 2022, është arrestuar këtë të  martë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, më 18 qershor të vitit të kaluar, në afërsi të zonës kufitare të Vërmicës, i dyshuari akuzohet se ka privuar nga jeta një shtetas irakian, J.H., 31 vjeç.

“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i të dyshuarit M.A. u krye këtë të martë rreth orës 09:30 në Rajonin e Pejës, dhe ai u shoqërua menjëherë për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për të vazhduar procedurat hetimore.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe një përkthyesi, i dyshuari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika