Eksperti i sigurisë Agim Musliu nga Instituti Oktapus në një intervistë në Five në RTV Dukagjini ka folur edhe për bazat ushtarake të Serbisë në kufij me Kosovën.
Ai ka thënë se ndërtimi i një numri të madh të bazave ushtarake në afërsi të Kosovës është bë pasi që Serbia e ka shfrytëzuar një marrëveshje të arritur mes NATO-s përkatësisht KFOR-it me ushtrinë e Serbisë për tërheqjen hapësirës së kontrollit edhe për aeroplanë edhe tokësore gjerë në minimum.
“Këtë shancë e ka pa Serbia që ti vendos bazat dhe Xhandarmerisë në afërsi të Kosovës kinse mos të sulmohet Serbia nga Kosova, në fakt ne e dim që Kosova nuk ka politika ofensive por ka politika defansive, por ai që tenton gjithmonë që ta destabilizoj Kosovën është Serbia. Me vet faktin që i ka ndërtuar këto kazerma edhe stacione policore Xhandarmerisë flet për një taktikë dhe një synim agresiv të cilin e synon Serbia në çdo moment dhe do e përdor atëherë kur ka një moment të volitshëm për ta përdorë”, ka thënë Musliu.
Musliu ka folur edhe për provokimet e bëra së fundmi nga Serbia në kufijt e Kosovës.
Ai ka thënë se një gjë e tillë po ndodh për zhvendosjen e vëmendjes.
“Pikërisht kjo është, për ta zhvendosur vëmendjen nga një anë në anën tjetër dhe për ta shtensionuar veten nga problemet politike që i ka me veriun{Veriun e Kosovës} dhe me vet serbët e veriut dhe me popullin serb në brendi të Serbisë, sepse ka probleme të shumëta, atëherë ka zgjedhur shtensionimin në një pjesë tjetër të Kosovës ku ka shfaqur ushtrinë si një provokim i radhës i tij. Por, cfarë i parapriu asaj, i paraprin një skandal tjetër me Rakiqin dhe të tjerët”, ka thënë Musliu.
Eksperti i sigurisë tutje ka folur edh epër sulmin e fundit të ish liderit të Listës Serbe, i cili është rrahur brutalisht në orët e para të mengjesi të së dieles së 13 tetorit.
Ai ka thënë se dihet se kush e ka sulmuar Rakiqin.
“Dihet kush e ka sulmuar edhe sulmuesi kryesor mes tyre. Policia me siguri e ka hapur rastin dhe janë duke punuar, nuk do i përmendi emrat, por ata mes veti janë kacafytur dhe janë rrahur për motive të ulëta sepse Rakiq si një politikan në Kosovë i Listës Srpska ka qenë një ndër liderët e tyre por s’bashku me Radojçiqin, ndërsa këto dy personazhe janë të ndërldhura dhe rrahja ka ndodhur pikërisht mes këtyre dyve, jo fizikisht me Radojçiqin por me njerëzit e tij për motive të ulëta. Rakiqi tash është edhe deputet i Serbisë, në parlamentin e Serbisë dhe e ka ndier vetën ndoshta edhe më të fuqishëm se që ka qenë më herët dhe i ka lejuar vetës ndoshta ndonjë aventurë tjetër por ndëshkimi i ka ardhur menjëherë dhe i kanë treguar se kush është i zoti i jetës serbe në pjesën veriore të Kosovës por edh enë Serbi, ai është Radojçiqi”, ka thënë ai.
“Radojçiqi është udhëheqësi i krimit apo i nëntokës së Vuçiqit, siç e kishte mIllosheviqi Arkanin, sot e ka Aleksandër Vuçiq Radojçiqin dhe Veselinoviqin së bashku dhe vëllaun e tij”.
Ai tutje ka thënë se këta të tre dhe grupi i tyre Vuçiqit i shërbejnë për “vrasje, shantazhe, rrajhe, për kontrabanda dhe për biznise të pista në llogari të Vuçiqit”.
Andaj, sipas Muslit Rakiq nuk ka mundur të shpëtoj i pa ndëshkuar në këtë aspekt.
Ai ka thënë se Oliver Ivanoviq në momentin kur nuk i ka shkuar për shtati Beogradit është eliminuar.
“Vuçiqit kur ti konvenon e avancon, por kur nuk i konvenon mund të vije edhe deri te vrasja, mund të ndodh edhe me Rakiqin ashtu nëse e konsideron veten pak si më të fuqishëm, mund të zhduket”.
Ai ka thënë se Rakiq nuk mund ti ketë dal dore Vuçiqit por se mund ti ketë dal dorësh Radojçiqit dhe se kjo sipas tij është arsyeja e rrahjes.
Mos denoncimi i rastit të rrahjes nga Rakiq, për Musliun është brengosësse sepse ai thotë se Serbia është shuëm e fortë në proagandë.
Ai ka thënë se ka pasur tendenca të ndodh që rasti i Rakiqit të paraqitet si rrahje e tij nga shqiptarët, por rasti është zbuluar shpejtë.
Agim Musliu tutje ka folur edhe për ndikim e Rusisë në rajon duke thënë se ai ndikim nuk është zbehur fare.
“Jo, Rusia punon me të madhe në patericën e saj në Serbi dhe Aleksandër Vuçiq…Rusia nuk do të ndaluri rreshturazi të destabilizoj Ballkanin sepse i duhen, siç ju desht destabilizimi një pjese tjetër të botës me Hezbollahun dhe Hamasin në Izrael dhe në shtetet për rreth ku u zbeh edhe publiciteti i Ukrainës seps ei duhet një krizë tjetër për të hapur për të mbuluar aktivitetet tjera…”, ka thënë Musliu.