Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që temperaturat minimale të lëvizin mes 3-6 gradë Celsius, e maksimalet mes 18-22 gradë.
“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.