Mbërrin në Shqipëri anija e parë me emigrantë nga Italia

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve

Anija Libra e Marinës ka mbërritur në Shqipëri të mërkurën për të sjellë emigrantët e parë nga Italia. Në bord ishin 16 emigrantë.

Anija u ankorua në portin e Shëngjinit pasi u nis para dy ditësh nga ishulli sicilian i Lampedusas.

Në bord ishin emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti, të cilët do të vendosen në kampet e ndërtuara në Gjadër – disa kilometra larg portit. 

Marrëveshja e vitit 2023 e Italisë me Shqipërinë parashikon që migrantët e parregullt që arrijnë në Itali, të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputetëve italianë.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria.

Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE.

Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 migrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika