Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi e ka vlerësuar lartë kontributin e komandantit të parë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjeneralin Mike Jackson.
Lideri i PDK-së ka shtuar se bashkëpunimi i tij me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) do të mbetet gjithmonë i paharruar.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me gjeneralin Jackson.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, ka shkruar Krasniqi.