Osmani: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat e dhunës në luftë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se kërkimi për drejtësi nuk duhet të ndalet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo shtoi se dhuna seksuale u përdor si mjet nga Millosheviqi për të vuajtur edhe gjeneratat pasuese.

Osmani në konferencën të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka theksuar se kjo betejë kërkon këmbëngulje dhe guxim të jashtëzakonshëm.

“Duhet të luftojmë që historia të mos përsëritet. Padrejtësitë nuk duhet asnjëherë të kalojnë në heshtje dhe pa i bërë fajtor përgjegjësit për krimet e bëra. Andaj lufta jonë e përbashkët duhet të jetë për drejtësi. Kjo betejë kërkon këmbëngulje dhe guxim te jashtëzakonshëm”, ka thënë ajo.

Në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Osmani i ka quajtur heroina dhe vetë nderi i Kosovës të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Për gjatë 25 viteve, KRTC ka bërë një gjë që vështirë të përshkruhet me një fjalim. U siguruan që mund të flasin para popullit të Kosovës por edhe para botës dhe mund të vazhdojë luftën për drejtësi. Dua të iu siguroj që mbështetja për juve nuk do të ndalet por do të vazhdojë dhe ne do të luftojmë për këtë kauzë. Për gjatë këtyre, ne vazhdimisht e kemi kujtuar dhimbjen e së kaluarës, e mbi të gjitha ka një vendosmëri për të kërkuar drejtësi. Dhuna seksuale u përdor edhe si mjet nga udhëheqësi gjenocidial i Millosheviqit, në mënyrë që të vuajnë edhe gjeneratat pasuese. Historia dëshmoi një qendresë të popullit tonë, dhe kjo u dëshmua nga të mbijetuarat e dhunës seksuale për të treguar të vërtetën”, tha ajo.

Osmani e ka marrë shembullin e Vasfije Krasniqit, të cilën e konsideroi si zë të fuqishëm dhe të guximshëm të të mbijetuarve nga dhuna.

“Vasfija ka arritur të përçojë zërin e fuqishëm dhe të guximshëm të të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë. Faleminderit që keni arritur qe këtë dhimbje të Kosovës ta shndërroni në mesazh sensibilizimi. Keni arritur ta dëshmoni gjithkund në botë se ata qe kanë menduar ta çnderojnë Kosovën nuk kanë arritur asnjëherë se ju jeni krenaria dhe vetë nderi i Kosovës. Mbështetja jonë për ju nuk do te ndalem por do të rritet dhe do të vazhdojë”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika