Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të ish-komandatit, Jackson


Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një minutë heshtje në nderim të ish-Komandatit të KFORit, Mike Jackson,

Kuvendi i Kosovës me kërkesë të opozitës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për siç thonë ““faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në emër të 41 deputetëve kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme.

“Të mërkurën, nga ora 12:00 në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milionë eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka thënë Tahiri.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit, opozita ka propozuar rezolutë që kërkon që Prokuroria të nisë hetimet dhe që të anulohen vendimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve.

Seanca të jashtëzakonshme ka pasur edhe të premten, për bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por kjo seancë u mbajt pa praninë e mazhorancës.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika