PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

Deputetët e PDK-së kanë zhvilluar një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës duke vendosur kapela në ulëset e deputetëve të VV-së pasi këta të fundit bojkotuan seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Ata u kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.

Ky aksion vjen pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika