Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se koordinatorja për komitete në Vetëvendosje Dejona Mihali ka një “spiune” brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Abazi ka paralajmëruar se raste të tilla mund të ekzistojnë edhe në ministri të tjera.
“Skandali i fundit me FSK-në. Ku një vajzë, me krejt respektin, që nuk e ka kryer as shkollon e mesme si duhet, flet për çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes se është shpiune i Dejona Mihalit në Ministri të Mbrojtjes. Do të thotë në çdo ministri ekziston një individ, i cili nuk i përgjigjet ministrit, nuk i përgjigjet Qeverisë, as komisionit parlamentar por i përgjigjet një strukturë jashtë institucionale atje edhe bart mesazhin dhe krijon diskursin publik, të cilin ia përcakton dikush jashtë institucioneve”, ka thënë Abazi.