Sadiku kritikë Qeverisë: Ironike që shtëpitë në veri t’i ndërtojë Halil Kastrati

Skender Sadiku ka kritikuar Qeverinë për kthimin e pa dinjitetshëm të banorëve në veri të Mitrovicës, duke theksuar se procesi është i kriminalizuar dhe korruptiv.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka kritikuar Qeverinë, pasi sipas tij, procesi i kthimit të shqiptarëve në shtëpitë – që ishin djegur gjatë e pas luftës – e tyre në komunat veriore është i kriminalizuar dhe shoqërohet nga korrupsioni, duke e cilësuar si një kthim të pa dinjitetshëm.

Sadiku shpreh shqetësim se, ndonëse ka individë që ndihmojnë, si humanisti Halil Kastrati – i cili së bashku me Qeverinë pritet t’i ndërtojë mbi 200 shtëpi në veri – banorët e veriut, pavarësisht etnisë, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

“Procesi i kthimit është i kriminalizuar, ka korrupsion, ka kthim jo të dinjitetshëm. Duke respektuar për punën dhe veprimtarinë e madh që ka bërë zoti Halil Kastrati, ne mund të imagjinoni një kohë të gjatë na kanë thënë jemi heronj, jemi viktima, mund ta imagjinoni Qeveria na ka sjellë në atë derexhe që me na ndërtu shtëpitë ‘Jetimat e Ballkanit’. Ky është maksimumi i ironisë, maksimumi i gjërave të cilat nuk e meritojnë banorë që jetojnë atje. Halil Kastrati duhet t’i ndihmojë të tërë Kosovën jetimët ama banorët e veriut, pa dalim etnie, duhet që të trajtohen dinjitetshëm. 25 vjet pasluftës është duke u bërë një kthim jo i dinjitetshëm”, ka thënë Sadiku në FIVE të Dukagjinit.

Manxhuka i VV-së: Fillon ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika