Isufi: Biseda e Kusarit me Radoiçiqin është veprim anti-kombëtar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se komunikimi mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq, është akt anti-kombëtar.

“Simiqi e ka ftuar që të bisedojë me Radoiçicin dhe biseda e drejtpërdrejt me një person të ndjekur nga ligjet e Kosovës është një veprim anti-kombëtar, si mënyrë e tillë e veprimit e dëmton interesin e Kosovës,” tha Isufi në emisionin “FIVE”.

Sipas Isufit, garantimi i takimit me kryeministrin nga Kusari, për këto biseda është i koordinuar.

“Bisedohet me një personalitet që është në listën e zezë të SHBA-ve dhe ndiqet nga ligji dhe kushdo që komunikon me atë që është i akuzuar për terrorizëm është edhe ndikues në veprën e tij, e ky komunikim ka dalë sheshit e më e keqja është që në mënyrë që të kërkohet falje, këtu ngulet këmbë që, jo kanë biseduar shqip e pas daljes së incizimeve… Shefja e Grupit Parlamentar nëse i garanton në takim me kryeministrin është e dukshme që ka koordinim të veprimeve, të një krimineli që ndiqet nga ligjet e Kosovës,” tha Isufi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika