Zjarr në zyrat e administratës së policisë, zyrtarët e fikën vet

Një incident zjarri është shkaktuar në zyrat e Administratës së Policisë së Kosovës sot por është fikur nga vet personeli brenda objektit. Ndonëse nuk dihet zyrtarisht se çka e shkaktoi, Dukagjini mëson se ishin mbeturina ato që u dogjën

Zyre të Administratës së Policisë së Kosovës kanë marrë flakë, të mërkurën.

E zjarrin e kanë fikur vet zyrtarët e saj.

 “Ka shpërthyer një zjarr në një zyrë në objektin e administratës së PK-së që është në rinovim e sipër… Zjarri ishte shuar nga personeli prezent në objekt. Janë inspektorët e parandalimit që e hulumtojnë rastin”, deklaroi Mal Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

E nga Policia, nuk kanë dhënë më shumë detaje.

 “Është raportuar një incident zjarri i cili është lokalizuar. Njësitet kompetente po merren me rastin,” tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Në objektin që po rinovohet nuk vihen re dëme.

Policia e Kosovës dhe as zjarrfikësit, nuk kanë dhënë detaje rreth asaj se çka e shkaktoi zjarrin në objektin e Administratës, renovimi i të cilit po vazhdon akoma.

Siç mëson Dukagjini, mësohet se janë djegur letra të përdorura e mbeturina. Nga rasti nuk pati të lënduar.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika