Policia mbyll një pjesë të komunës paralele serbe të Skenderajt, funksiononte në veri

Policia e Kosovës e ka mbyllur një pjesë të Komunës paralele të Skënderajt që ka qenë duke funksionuar në territorin e Mitrovicës Veriore. Lajmi është konfirmuar nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri që gjithashtu tregoi se për dallim nga aksionet e kaluara, këtë herë e kanë njoftuar paraprakisht EULEX-in, që morën pjesë si monitorues në aksion. Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia

Edhe një herë tjetër policia e Kosovës ka treguar “forcën” e saj në veri të Kosovës.

Pa u bërë dy muaj nga aksioni i shumëkritikuar për mbylljen e katër komunave ilegale serbe, organet e drejtësisë kanë mbyllur edhe atë të Skënderajt por një pjesë e së cilës po funksiononte në territorin e Mitrovicës së Veriut.

Krejt kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë për Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardh deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajt është aktive në territorin e Mitrovica Veri. Kemi konsultu prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin”, ka thënë Elshani.

Policia jep detaje për bastisjen e komunës paralele të Skenderajt në veri

Për bastisjen e objektit që ishte krejt afër stacionit të Policisë në veri, ky institucion për dallim nga aksioni i fundit të gushtit, këtë herë ka konfirmuar se e ka njoftuar paraprakisht EULEX-in.

Zyrtarë të misionit evropian, megjithëkëtë, siç ka konfirmuar për televizionin EULEX-i, kanë qenë vetëm në rolin e monitoruesve aty

“Përmes rolit tonë monitorues dhe këshillues, EULEX-i mbetet i përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës për Sundimin e Ligjit në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe të afta për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e secilit pa diskriminim. Nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese konstatohen mangësi, Misioni i adreson këto me autoritetet përkatëse përgjegjëse”, thuhet në për përgjigjen e EULEX-it.

Menjëherë, për rastin ka reaguar Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në njoftim thuhet se policia ka larguar punëtorët që gjendeshin në këtë objekt, me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”.

Aksioni i madh i Policisë por që erdhi me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në veri, para një muaji e gjysmë u kritikua jashtëzakonisht shumë.

Ambasada amerikane tha se është “shqetësuar dhe zhgënjyer” me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës të cilat pasqyrojnë rritjen e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndër të tjera, aty u kritikua edhe veprimi i Policisë, që sipas SHBA-së, është instrumentalizuara nga Qeveria.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika