Haradinaj: Kaidanow ishte një mbështetëse e paepur e lirisë së Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, duke e cilësuar atë si një mbështetëse të madhe të lirisë dhe demokracisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow-it, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kaidanow, ishte një mike e madhe e Kosovës dhe një diplomate e jashtëzakonshme.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se shërbimi i saj si ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.

“Ajo luajti rol të fuqishëm në procesin e pavarësimit të Kosovës, si Shefe e misionit të zyrës amerikane. Shërbimi i saj si Ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë”, ka shkruar ai.

Haradinaj th sa Tina ishte grua e fortë, vizionare dhe mbështetëse e paepur e lirisë dhe demokracisë së Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Ambasadores Kaidanow”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika