Tentim vrasja në Lipjan – arrestohet një i dyshuar, Policia gjen armë gjatë bastisjes

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje në Lipjan, duke sekuestruar një pistoletë, 145 fishekë dhe një shumë prej 2,710 eurosh, pas një bastisjeje në pronat e tij

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan,  lidhur me një tentim vrasje që kishte ndodhur më 2 qershor të këtij viti.

Gjatë aksionit është arrestuar i dyshuari për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Pas hetimeve të mëhershme, policia në bashkëpunim me prokurorin, ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një biznesi privat.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar 145 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë, një DVR, një telefon mobil dhe një shumë prej 2,710 eurosh.

“Lipjan  02.06.2024 – 23:45. Lidhur me rastin  më datë 16.10.2024, njësit policore në koordinim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse si dhe në një pronë të një biznesi privat, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Aty janë gjetur dhe sekuestruar; 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri  pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro”,  thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. 

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika