CorrWatch: Ministria e Mbrojtjes shkeli ligjin me procedurat për furnizim të ushqimit në FSK

Iniciativa CorrWatch ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik, duke zhvilluar procedura të kundërligjshme për furnizimin me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe duke minuar konkurrencën në procesin e tenderimit

Foto ilustruese

Organizata CorrWatch ka ngritur shqetësime mbi procedurat e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) për furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tyre, emergjenca e shkaktuar vjen nga neglizhenca e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kjo është një “shkelje e qartë e nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP)”.

CorrWatch ka theksuar se ministria ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u justifikuar me emergjenca ekstreme.

Përveç kësaj, ministria thuhet se ka bërë një sërë shkeljesh të tjera gjatë negocimit.

Sipas organizatës, vetëm tre operatorë ekonomikë janë ftuar në negocim, duke shkelur nenin 7.1, që parashikon se “AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën”.

“Që nga shkurti i vitit 2024 kur për herën e dytë është anuluar AP ‘Shërbimet me ushqim.. për nevoja të FSK-së’, MM nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të iniciuar procedurë të hapur. Pas kësaj, me datë 03 prill 2024, MM ka lidhur kontratë të negociuar e cila ka skaduar me 30 shtator 2024. MM, me datë 19 shtator 2024 ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës së re në procedurë të negociuar, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, me vlerën e kontraktuar 2,149,000.00 Euro”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga konsorciumi i organizatave i përbërë nga GLPS, GAP dhe INDEP.

CorrWatch gjithashtu ka njoftuar se janë shpërblyer operatorë ekonomikë që nuk i kanë plotësuar kërkesat e dosjes së tenderit.

Më 15 tetor, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se aktiviteti i prokurimit ishte anuluar, por sipas CorrWatch, ky veprim tregon dështimin e tyre në përmbushjen e obligimeve të saj ligjore.

CorrWatch ka bërë thirrje për reflektim nga institucionet dhe hallkat përgjegjëse mbi këto procedura të kundërligjshme.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika