Rutte: Dialogu s’po ecën siç duhet, të shqetësuar për tensionet në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk po përparon ashtu siç duhet

Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë të enjten para mediave në Bruksel, se është i vetëdijshëm për tensionet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin u shpreh se nuk po ecën siç do të donin ata.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e mbështesim, nuk po ec përpara siç do të dëshironim. Jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë nën udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s, për ata që nuk janë ende në NATO”, ka deklaruar Rutte.

Ai gjithashtu është shprehur i shqetësuar edhe për tensionet në Bosnje e Hercegovinë dhe përpjekjet për ta ndarë shoqërinë në këtë shtet.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar për tensionet që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar sekretari i NATO-s.

Ai e ka vlerësuar takimin e kancelarit Olaf Scholz me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Gjermania po bënë përpjekje që vendet e Ballkanit ti ofroj më afër BE-së dhe NATO-s, ato të cilat nuk janë pjesë e Aleancës Veriatlantike. 

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika