Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë veriun e Mitrovicës

Ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi janë duke qëndruar në objektin e ish-strukturës paralele serbe në veri të Mitrovicës, i cili tani është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pas mbylljes më 31 gusht

Objekti i mbyllur i strukturave paralele në "Lagjen e Boshnjakëve" në Mitrovicë të Veriut, foto Doruntina Bylykbashit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë shkruar të enjten për vizitë në veri të Mitrovicës.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, ata janë duke qëndruar në objektin e mbyllur  të strukturës paralele serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Më 31 gusht, ishte realizuar mbyllja e objektit të strukturës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve”, dhe që nga atëherë ky objekt ka qenë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, të mërkurën, Policia e Kosovës ka mbyllur një pjesë të komunës paralele të Skenderajt, e cila funksiononte në një objekt nën pronësi të Trepçës.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara të mërkurën, janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje që vërtetojnë lëshimin e dokumenteve të falsifikuara.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika