Haxhiu thotë se po bëhet luftë hibride ndaj VV-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar si luftë hibride përgjimet mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e pyetur për qëndrimin e saj ndaj përgjimeve që janë publikuar kohën e fundit mes koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ka thënë se kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu, ka shtuar se personalisht, si ministre e çmon shumë Dejona Mihalin.

“Unë besoj se keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona, natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e LVV-së, të cilën unë e çmoj shumë”, është shprehur Haxhiu, raporton KP.

Kohën e fundit në media është raportuar lidhur komunikimin në mes të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihalit.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika