Nga Serbia, pengohen qytetarët serbë që punojnë në komunat veriore

Komunat në pjesën veriore të Kosovës ende vazhdojnë të kenë probleme me gjetjen e stafit që iu nevojitet për Drejtoritë dhe punët e tjera në komunë. Kjo çështje është bërë edhe më e vështirë në Komunën e Zubin Potokut pasi sipas kryetarit Izmir Zeqiri, shteti serb ka bërë një listë ndalimi për personat që punëtorët serbë të kësaj komune që sipas tij të njëjtit edhe po keqtrajtohen nga Serbia

Tashmë, Izmir Zeqiri nuk e ka problem të dal e të flas para objektit të komunës së Zubin Potokut.

Por, ai vazhdon të ketë telash tjetër, atë të rekrutimit të stafit që i nevojitet për udhëheqjen e komunës, sidomos në disa drejtori.

Kjo, madje sipas tij po pengohet direkt nga Serbia, që edhe i ka në shënjestër serbët që tentojnë të punojnë për institucionet e Kosovës.

 “Punëtorë që i kemi pranuar të rinj në disa zyre, që është interes i të gjithë qytetarëve, këta në një formë janë targeti, janë në lista të ndalimit në rast se kalojnë kufirin atëherë, i marrin në pyetje, eventualisht mund të i arrestojnë, dhe shihet ajo fikë dhe panik e tyre”, tha kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri shton se vazhdon të ketë probleme thuajse në të gjitha drejtoritë, veçse për dallim nga më herët në konkurset e hapura po ka aplikime.

“Të gjitha i kemi mangu, por një pjesë është pranu, presim deri të fillojën këta, dhe jemi në trendin e hapjës së konkurseve për me plotësu akoma staf duke u nis prej zyrës së ofiçarive”, shtoi Zeqiri.

Probleme të njëjta ka edhe homologu i tij, nga komuna e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ani pse thotë që shumë shpejt  do t’i mbuloj të gjitha vendet e lira të punës.

 “I kemi 13 drejtori, drejtoritë i kemi të gjitha aktive, staf i kemi marrë nga 3-4 vetë nëpër drejtori me konkurs, të tjerët i kemi kontratë mbi vepër. Diku i kemi edhe 209 vende të lira për punëtorë në komunë.”, tha Hetemi.

Hetemi thotë që edhe pagat janë më të larta, sesa kur me komunën udhëhiqnin paraardhësit e tij.

“Kur kemi ardhë para 1 viti e gjysëm këtu ishin kanë pagat 200 deri në 300 euro, e kështu tash më pak se 400 euro pagë, nuk ka në komunën tonë”.

Të dy kryetarët thanë që mungesa e stafit po i pengon në kryerjen e punëve, por janë duke bërë shumë më shumë punë nëse krahasohet me periudhën kur morën drejtimin e komunave.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika