Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit në Gazë

Yahya Sinwar, që konsiderohej si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit është vrarë më 17 tetor, në atë që ushtria izraelite e quajti një “operacion” ushtarak.

Ushtria izraelite shkroi në X se Sinwar është vrarë, duke e lënë Hamasin, grupin që mbështetet nga Irani dhe që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pa lider për të dytën herë në më pak se tre muaj.

“I eliminuar: Yahya Sinwar”, shkroi ushtria izraelite në X, pa dhënë detaje të tjera.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, po ashtu konfirmoi se Sinwari është vrarë, duke e quajtur vrasjen e tij si “fitore për mbarë botën e lirë”.

Më herët, ushtria izraelite tha se tre “terroristë janë eliminuar” gjatë një operacioni ushtarak, por “nuk ka sinjale për prani të pengjeve në zonën” ku u krye operacioni.

Hamasi ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Përderisa Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për disa nga vdekjet e zyrtarëve të lartë të Hamasit, ka pranuar se ka vrarë disa zyrtarë, përfshirë Saleh al-Arouriand Mohammed Deif, komandantin ushtarak të Hamasit./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika