Nuk ka të lënduar nga shpërthimi i kazanit në Termocentralin Kosova A

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë tek Termocentrali Kosova A. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nuk ka vend për shqetësim. Në njoftim thuhet se njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt, poashtu në njoftim thuhet se zjarri i raportuar ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë tek Termocentrali Kosova A, stacioni 02.

Punëtorët brenda kanë thënë për TV Dukagjinin që bëhet fjalë për një shpërthim kazani.

E nga ky rast, s’ka të lënduar.

Kryetari i Shoqatës Sindikale në Kosova A nuk ka dashur të deklarohet me pretekstin se janë duke rregulluar problemin e mbrëmshëm.

Ndërsa lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Koorporata Energjetime e Kosovës (KEK), nga të cilët është thënë që nuk ka vend për shqetësim.

KEK, ka njoftuar se blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Ndërsa zjarri që u raportua, nga KEK-u, thonë se ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

“Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”.


Eksplodon kazani në Termocentralin Kosova A

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika