Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK-së i ka humbur një dron

Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka mohuar sot humbjen e një droni nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në një deklaratë, Ministria thekson se Forca e Sigurisë është në zhvillim si një forcë profesionale, e integruar me NATO-n dhe e gatshme për të përmbushur detyrat e saj sipas misionit të caktuar.

“Asgjë e pavërtetë që thuhet për të nuk i kontribuon zhvillimit të saj, përkundrazi mbështetë tentativat për minimim e një pune kolosale brezash, sakrificën e dëshmorëve, veteranëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për formimin e një ushtrie të gatshme për mbrojtje të territorit”.

“Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio televizive pa kuptuar peshën e fjalës në sigurinë e vendit, informojmë qytetarët se të pavërteta janë dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron. Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju sigurojmë që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit e kufizon ligjërisht nivelin e informacionit që mund të publikohet, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Megjithatë janë evidente aktivitetet e shumta të FSK-së ku janë pëdorur e përdoren pajisjet dhe sistemet më moderne të armatimit me të cilat FSK është furnizuar dhe po furnizohet vazhdimisht. Të tjera po vijnë, dhe të gjitha sipas standardeve të NATO-s.”

Shija e redaktorit

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të hënën promovohet libri “Hyrje në Psikolinguistikë” i autorit Rrahman...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se ditën e hënë, më datë 21 tetor, do të mbajë promovimin e librit “Hyrje në Psikolinguistikë” të autorit...

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Të fundit nga rubrika