Trupat e luftëtarëve ukrainas ende mbesin në Mariupol

Trupat e më shumë se 200 luftëtarëve ukrainas ende nuk janë nxjerrë nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Trupat e luftëtarëve të Ukrainës
Trupat e luftëtarëve të Ukrainës

Pas rënies në dorë të ushtrisë ruse të fortifikatës së fundit të ushtrisë ukrainase në Mariupol, fabrikës së Azovstal-it, atje kanë mbetur më shumë se 200 trupa ende nën rrënoja.

Kështuu është shprehur ish-komandanti i regjimentit të Gardës Kombëtare Azov të Ukrainës në pamjet që ai postoi në kanalin e tij, disa javë pasi Rusia pretendoi kontrollin e plotë të qytetit port jugor.

Maksym Zhorin tha se sipas kushteve të një shkëmbimi të fundit, 220 trupa të të vrarëve në Azovstal ishin dërguar në Kiev.

Maksym Zhorin
Maksym Zhorin

”Po aq trupa mbeten ende në Mariupol. Dhe tani po zhvillohen procese, negociata për shkëmbimin e mëtejshëm dhe kthimin e tyre në shtëpi. Absolutisht të gjithë trupat duhet të kthehen në shtëpi dhe ne do të punojmë për këtë”, ka thënë ai.

Qindra luftëtarë të ngujuar në fabrikën e çelikut u morën në paraburgimin rus në mesin e majit.

Megjithatë, shumë u vranë gjithashtu gjatë sulmeve ruse në uzinë dhe qytet.

”Dhe tani fillon puna shumë e vështirë, procese shumë të vështira për identifikimin e trupave. Fakti është se shumica e këtyre trupave janë në gjendje shumë të keqe dhe është e pamundur të identifikohen vizualisht”, shtoi Maksym Zhorin.

Testimi i ADN-së, uniformat dhe shenjat e ushtarakëve do të përdoren për të ndihmuar me identifikimin, tha Zhorin.

Mariupol është kthyer në një shkretëtirë pas muajsh rrethimi dhe bombardimesh që Ukraina thotë se janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Mariupol, Fabrika Azovstal

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika