Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Haddad diskutuan për thellimin e bashkëpunimit, me veçanti në fushën ekonomike.
“Gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona. U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”.
Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz.