Për herë të dytë radhazi, në mungesë kuorumi ka dështuar Komisioni Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.
Në Komision ishin të pranishëm vetëm kryetari Shemsedin Dreshaj, deputeti Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ardian Kastrati.
Komisioni hetimor Parlamentar sot ka pasur të planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI.