Presidentja Osmani dekoron Dr. Rexhep Bojën për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar Dr. Rexhep Bojën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat. Dr. Boja ka udhëhequr Bashkësinë Islame të Kosovës gjatë periudhës së vështirë të viteve '90

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Dr. Rexhep Bojën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës shpirtëror, patriot dhe diplomat.

Në emër të Presidencës, këshilltari Bekim Kupina theksoi rëndësinë historike të veprës së Dr. Bojës, duke e përshkruar atë si një figurë të urtë, një diplomat të shquar dhe një humanist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe çështjen kombëtare

Kupina kujtoi se Dr. Boja kishte udhëhequr Bashkësinë Islame të Kosovës në një periudhë sfidash të mëdha, kur në vitin 1993, nën drejtimin e tij, Bashkësia Islame shpalli pavarësinë e saj nga autoritetet fetare të ish-Jugosllavisë.

“Ai udhëhoqi Bashkësinë Islame në një kohë kur vendi po përballej me sfida të mëdha. Nën udhëheqjen e tij Bashkësia Islame e Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga autoritetet fetare të ish-Jugosllavisë në vitin 1993. Ky ishte një akt historik dhe i guximshëm për afirmimin e identitetit tonë”, ka thënë Kupina.

Përveç rolit të tij si udhëheqës shpirtëror, Boja pati një angazhim të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve gjatë viteve të 1990-ta, ku, së bashku me një grup patriotësh të feve dhe profileve të ndryshme, kontribuoi në pajtimin e shumë familjeve në Kosovë.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në periudhën e para luftës, por vazhdoi edhe pas çlirimit, ku Dr. Boja shërbeu si ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite, duke forcuar lidhjet e Kosovës me botën, veçanërisht me botën arabe.

Kupina ndër të tjera ka theksuar se përkushtimi i Dr. Bojës për harmoninë dhe tolerancën ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe angazhimi i tij në forcimin e themeleve diplomatike të shtetit, e bëjnë këtë dekoratë një mirënjohje për përpjekjet e tij të vazhdueshme për vendin dhe kombin.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika