Takim në nivel të kryenegociatorëve, Bislimi e Petkoviq në Bruksel me 24 tetor

Më 24 tetor, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë do të shkojnë në Bruksel, në atë që Bashkimi Evropian shpreson të jetë takim i radhës mes palëve. Por, zyrtarë evropian nuk dhanë asnjë detaj përfshirë për agjendën, megjithëse nga zyra e Bislimit thanë se fokusi është tek zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të saj.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

Një muaj pas një takimi pa asnjë rezultat, javën tjetër në Bruksel do të shkoj përsëri kryenegociatori Besnik Bislimi.

Të enjten me 24 tetor në kryeqendrën evropiane do të jetë edhe homologu i tij nga Serbia, Petar Petkoviq, por zyrtar nga BE-ja nuk kanë qenë në gjendje të thonë nëse këtë herë do të arrijnë t’i ulin ata dy në një tryezë të përbashkët.

Takimi u konfirmua për Dukagjinin nga zëdhënësi Peter Stano por ai nuk dha detaje të tjera për takimin përfshirë qëllimin.

Por, temat i kanë të qarta së paku në Kosovë.

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, ka thënë Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit.

Pos këtyre, profesori universitar beson se Bashkimi Evropian do të kërkoj nga Kosova që të marr ndonjë veprim të ri në pjesën veriore të vendit.

“Bashkimi Evropian po dëshiron ta mbajë në thojza një normalizim të dialogut dhe raporteve por pa ndodhur konkretisht asgjë. Pra, mund të kërkohet ndonjë specifikë e re që Kosova duhet të implementoj në veri por këto janë çështje teknike, me çështje teknike nuk e besoj që është zgjidhje e dialogut pra duhet të shkohet me hapa më të mëdhenj që të thyhen pengesat e mëdha që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ka thënë profesori Dritëro Arifi.

Për herë të fundit Bislimi e Petkoviq në Bruksel ishin me 17 shtator por takime u mbajtën vetëm ndaras me ndërmjetësin evropian, Mirosllav Lajçak. Ky shprehu ‘keqardhje që nuk arriti t’i adresoj çështjet e rëndësishme në takim trepalësh’.

Por, palët e refuzuan të njëjtin për shkak të temave. Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi tha se Serbia e kushtëzoi agjendën me kërkesa të papranueshme për Kosovën, pa specifikuar se cilat ishin ato.

E sipas Petkoviqit, takimi nuk u mbajt sepse sipas tij Bislimi nuk pranoi të takohet për shkak të insistimit të palës serbe që të diskutohet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurse, takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka pasur që nga shtatori i 2023-s, pak ditë para sulmit terrorist në Banjskë.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika