Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur por shumë modest

Pjesë e kësaj tryezës shkencore në nderë të ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, ishte edhe Ekmeledin Ihsan-oglu nga Turqia, ish-sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, dhe figurë e njohur edhe politike në Turqi. Ai ka vlerësuar lart Rexhep Bojën dhe kontributin e tij për Kosovën.

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin Ihsanoğlu, tregon se çfarë figure ishte Rexhep Boja.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik nuk heziton të shprehë vlerësimet më të larta, për ish-kryetarin e Bashkësisë Islame, më vonë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.

“I nderuari Boja është një personalitet për t’u përgëzuar, sepse ai në shekullin e fundit, apo në dhjetëvjeçarin e fundit ka dalur si një figurë shumë interesante, dhe e rëndësishme për Pavarësinë dhe Lirinë por edhe për përgatitjet e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ishte shumë i menqur, gjithashtu shumë i zellshëm, mirëpo ishte shumë modest”, ka thënë Ihsanoğlu.

Ihsanoğlu e ka të freskët kujtesën, sidomos për kohët kur Boja e shfrytëzonte çdo lidhje për të kontribuar për shtetin e ri, për lirinë e së cilës nisi të punojë që nga gjysma e dytë e viteve ’80.

“Pasi është zgjedhur Myfti ka ardhur në Stamboll për të më vizituar në organizatën islamike IRSIKA dhe aty kemi krijuar raporte të ngrohta. Unë e njoftova atë me njerëzit që e donin Kosovën, po ashtu edhe me arenën e botës Islame atje. Dhe kur unë u bëra Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Islamike u rrënjëzua dhe u fuqizua pak më tepër bashkëpunimi ynë. Dhe dua ta theksoj sepse Qeveria e Kosovës mori një hap të rëndësishëm që një Myfti të Kosovës më pas ta bëjë një ambasador në Riad”, ka shtuar Ihsanoğlu.

Akademiku Ekmeledin Ihsanoğlu, ishte pjesëmarrës në ditën e parë të konferencës dy-ditore shkencore, e organizuar nga Bashkësia Islame, me rastin e tre vjetorit të vdekjes së intelektualit e patriotit, Rexhep Boja.

İhsanoğlu është deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke në Stamboll, ndërsa në vitin 2014, ka qenë kandidat për President të Turqisë ku doli i dyti në votime.

Shija e redaktorit

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të hënën promovohet libri “Hyrje në Psikolinguistikë” i autorit Rrahman...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se ditën e hënë, më datë 21 tetor, do të mbajë promovimin e librit “Hyrje në Psikolinguistikë” të autorit...

Të fundit nga rubrika