Krasniqi takohet me Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman Thomas Hacker, raportues për Kosovën në Bundestag.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe Partisë Liberale Gjermane (FDP).

Lideri i PDK-së ka treguar se një pjesë e bashkëpunimit përfshin edhe aktivitetet e përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann (FNF).

Krasniqi dhe Hacker gjatë ditës morën pjesë në hapjen e seminarit të organizuar nga FNF me temën “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”.

Gjatë këtij seminari, u diskutua rëndësia e liberalizmit në politikë, duke u theksuar nevoja për një politikë të bazuar në ide dhe vlera që përballen me sfidat e kohës. Krasniqi vlerësoi bashkëpunimin me FDP-në gjermane, duke theksuar rëndësinë e vlerave liberal-demokratike për të ardhmen e Kosovës, si një kundërpeshë ndaj populizmit dhe si bazë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kjo vizitë dhe diskutim përbashkët thekson partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në aspektin politik dhe zhvillimor.

Shija e redaktorit

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Të fundit nga rubrika