Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik

Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëngjes, duke e lënë të gjithë vendin pa rrymë, raportuan mediat shtetërore.

CubaDebate, njëra nga mediat shtetërore të vendit, raportoi se operatori i rrjetit elektrik të Kubës, UNE, njoftoi në orën 6:15 të mëngjesit se “sistemi kombëtar elektro-energjetik është shkyçur plotësisht”.

“Unioni Elektrik po punon për kthimin e furnizimit me rrymë”, tha operatori.

Rrjeti elektrik i Kubës dështoi për herë të parë rreth mesditës të premten pasi një nga termocentralet më të mëdha të ishullit u prish, duke lënë papritmas pa energji elektrike më shumë se 10 milionë njerëz.

Edhe përpara dështimit të rrjetit, mungesa e rrymës të premten e kishte detyruar Qeverinë komuniste të Kubës t’i dërgonte në shtëpi punonjësit shtetërorë dhe të urdhëronte mosmbajtjen e mësimit në shkolla fitore, në përpjekje për të kursyer karburant për gjeneratorë.

Por, dritat filluan të ndizeshin në disa zona të shpërndara të ishullit në mbrëmje të premten, duke dhënë shpresë se furnizimi me rrymë do të kthehej.

Operatori i rrjetit ende nuk ka dhënë hollësi mbi atë që shkaktoi dështimin e rrjetit përsëri të shtunën, ose se sa kohë do të duhet për ta rregulluar rrjetin.

Qeveria e Kubës i ka fajësuar infrastrukturën e vjetërsuar, mungesën e karburantit dhe kërkesat e rritura për rrymë, për reduktimet e shpeshta javët e fundit.

Qytetarë e Kubës shpesh janë përballur me mungesë rryme nga 10 deri në 20 orë në ditë.

Shija e redaktorit

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Të fundit nga rubrika