Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës së lirë

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Jahjaga ka thënë se ish myftiu Boja përveç që ishte i suksesshëm si ambasador dhe myfti i Kosovës, ai ishte i devotshëm dhe farkatar i idesë për lirinë e Kosovës.

”Në fakt, e kam pasur kënaqësinë që në mandatin tim si Presidente ta dekretoj emërimin e Dr. Bojës Ambasador. Ai e ka udhëhequr me sukses të jashtëzakonshëm dhe devotshmëri të veçantë misionin tonë në Riad, ku edhe i ka vendosur themelet e bashkëpunimit tonë shtetëror bilateral me Mbretërinë Saudite”, ka thënë ajo.

Tutje Jahjaga ka thënë se ”Kontaktet e tij në atë vend datonin prej shumë kohe më parë sepse ai edhe i kishte kryer me sukses studimet atje, prandaj edhe gëzonte respekt të posaçëm tek autoritetet nikoqire”.

Ambasadorin Boja ajo e kujton si të shquar gjithmonë për busullën e tij të qartë morale e kombëtare kudo që ka shërbyer.

”Intelektual e besimtar, ai shërbeu si Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës në periudhën e vështirë të viteve të ’90-ta si dhe menjëherë pas çlirimit të Kosovës. Gjatë asaj periudhe ai e përdori petkun e tij prej kleriku për ta luajtur një rol të rëndësishëm në vet çlirimin e Kosovës si dhe në forcimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë”.

”Ai ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës së lirë, te pavarur e demokratike. Ai dha aq shumë për shtetin tonë, për një Kosovë që funksionon për të gjithë qytetarët e saj si dhe se cilës i kontribuonin të gjithë qytetarët pa dallim”.

Tutje ish presidentja ka thënë se mungesa e Bojës ndihet thellë në familjen dhe rrethin e tij por duke shtuar se është e bindur ”se ajo ndihet sot në të gjitha rreth intelektuale, fetare e shtetërore ku ai shërbeu”.

Për fund Jahjaga ka thënë se është mirënjohëse Ambasadorit Boja ”për kontributin e tij dhe sot këtë ndjesi e ndaj me familjen e tij si dhe me pjesëmarrësit e shquar në këtë konferencë”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin...

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë...

Të fundit nga rubrika