Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë

Nga 6 miliardë euro që janë paraparë për vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes, Kosovës i takojnë mbi 800 milionë. Për këtë tashmë aprovimin e ka dhënë Komisioni i IPA-s por megjithkëtë, shkaku i masave, ka mendime në Prishtinë që përfitimi nga ky fond mund të jetë problematik. Nga BE-ja i thanë televizionit se masat për Kosovën vazhdojnë të jenë në fuqi dhe ende ka diskutim në mesin e vendeve anëtare për këtë çështje

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër të tjera një lajm të mirë e dha Presidentja e Komisionit Evropian.

Ursula Von Der Leyen tha se brenda këtij viti, do të ndahen mjetet e para nga fondi prej 6 miliardë eurosh sa janë pjesë e Planit të Rritjes.

Nga programi që synon t’i afrojë më afër BE-së shtetet e Ballkanit Perëndimor,  Kosova parashihet t’i përfitojë 826 milionë euro.

Megjithëse vendi është ende nën masa nga BE-ja, të paktën për këtë fond është dhënë aprovimi nga Komisioni i IPA-s që dha pëlqimin për agjendat e reformave të Kosovës dhe katër vendeve tjera të rajonit, pos Bosnje e Hercegovinës.

Pavarësisht kësaj, sipas ish-ministres së Integrimin Evropian, tani pjesë e PDK-së, Kosova mund t’i gëzoj këto para vetëm atëherë kur BE-ja vendos pro heqjes së masave ndëshkuese për Prishtinën zyrtare.

“Sigurisht do të ishte shumë e rëndësishme para shumë të nevojshme, por megjithatë në rrethanat në të cilat Kosova është nën sanksione për një ndihmesë të tillë as që bëhet fjalë sepse nuk mund të jesh përfituese derisa je nën sanksione. Ne jemi dëshmitarë të kohës sepse të gjitha fondet e paraantarësimit apo IPA fondet janë pezulluar për Kosovën po aq sa janë pezulluar edhe takimet e nivelit të lartë”, ka thënë Mimoza Ahmetaj, Ish-ministre e Integrimit Evropian.

Por, për përfitim nga Plani i Rritjes ndryshe nga nënkryetarja e PDK-së, mendojnë nga shoqëria civile.

“Unë mendoj që masat nuk do të duhej të ishin problem që Kosova të përjashtohet ose të paktën përkohësisht të mos ishte përfituese e Planit për Rritje për shkak se ky është një instrument shtesë që nuk hyn në kuadër të fondeve IPA, prandaj edhe si i tillë nuk do të duhej të pengohej nga masat ekzistuese të cilat janë”, ka thënë Egzon Osmani, Drejtor i Programit – FES.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për televizionin ka thënë se nuk asgjë të re sa i përket masave ndëshkuese pos që për to vendosin vendet anëtare të BE-së.

“Diskutimet për të hequr masat për Kosovën po vazhdojnë ndërmjet vendeve anëtare dhe Këshillit”, tha Stano.

Plani i Rritjes përbëhet nga 2 miliardë euro në formë grantesh dhe 4 miliardë kredi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika