Publikohen pamjet e liderit të Hamasit “pak orë” para sulmit të 7 tetorit – në një tunel nëntokësor në jug të Gazës

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet në të cilat pretendojnë se shihet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, “orë para” masakrës së 7 tetorit që vrau pothuajse 1,200 njerëz në Izrael.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari foli në një konferencë shtypi duke thënë se ato janë “pamjet deklasifikuese” të Sinwar – i cili u konfirmua i vrarë këtë javë.

Sipas Hagarit, Sinwar e kishte planifikuar masakrën e vitit 2023 për “vite” për të “maksimizuar dëmin ndaj civilëve izraelitë dhe të Gazës”, shkruan Skynews.

Shihni vetë”, tha Hagari.

Videoklipi duket se tregon liderin tashmë të ndjerë të Hamasit me një grua dhe një numër fëmijësh në një tunel nëntokësor.

Zëdhënësi i IDF-së pretendon se videoja tregon “Sinwar vetëm disa orë para masakrës së 7 tetorit duke fshehur familjen dhe pajisjet e tij, duke përfshirë çanta, jastëkë, ushqim, ujë dhe një televizor”.

“Ai i fshihte brenda rrjetit të tunelit nëntokësor të Hamasit në Khan Younis”, tha Hagari.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika