Raportohet se Fethullah Gulen ka vdekur

Kleriku turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e ka akuzuar se qëndronte pas puçit të dështuar ushtarak më 2016, ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, ku ai jetonte. Kështu ka raportuar televizioni publik i Turqisë dhe një ueb-faqe e lidhur me Gulenin.

Gulen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe në shtete të tjera të quajtur Hizmet, por i kaloi vitet e fundit si person që u akuza se kishte orkestruar grusht shtetin e dështuar ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia i referohet lëvizjes Hizmet me akronimin FETO (Organizata Terroriste Fethullaiste) dhe kjo lëvizje është e shpallur terroriste në SHBA.
Gulen kishte mohuar akuzat se kishte orkestruar puçin e vitit 2016, kur u vranë afër 250 persona, raporton Reuters.

Herkul, një ueb-faqe që publikon predikimet e Gulenit, shkroi në X se ai kishte vdekur të dielën mbrëma në një spital ku po trajtohej.

Gulen ka jetuar në mërgim të vetëimponuar në SHBA që nga viti 1999. Më 2017, atij iu hoq shtetësia turke.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika