Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë. Në këtë aksident është përfshirë një kamionetë dhe një veturë, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 33 vjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë. Informatë shtesë: Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos resprktimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka deklaruar Hashani.
Vdes një 33 vjeçar dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë
Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Gjilan - Kamenicë