Kurti sot pret në takim ndihmëssekretarin O’Brien


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do ta pres në takim ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James  O’Brien.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi do të zhvillohet nga ora 15:00.

O’Brien e viziton Kosovën një ditë pasi që ka qëndruar në Serbi. 

Gjatë qëndrimit atje ai ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik serb duke thënë se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.

O’Brien ka deklaruar se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.




Të dielën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me ndihmëssekretarin amerikan, me të cilin tha se ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe për forcimin e bashkëpunimit. Vuçiq ka shkruar në Instagram se serbët e Kosovës po përballen me sfida, duke i kërkuar zyrtarit amerikan që “mbështetja e fortë e SHBA-së mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit”. 

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika